Shoqëria civile kërkon transparencë për 12 miljet

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deklaratat e kryeministrit grek për zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje, kanë nxjerrë në protestë aktivistë të shoqërisë civile të cilët i kanë drejtuar kryeministrit Rama disa pyetje për të cilat presin përgjigje.

Aulon Kalaja: Përse kryeministri Rama hesht dhe kemi një deklaratë të shitur nga ana e ministrisë së Punëve të Jashtme.

Aktivisti Aulon Kalaja kërkoi zbardhjen e bisedave telefonike të kryeministrit Rama me ministrin grek Dendias.

Aulon Kalaja: Ajo që kërkojmë ne është të zbardhet telefonata e ministrit të jashtëm grek me kryeministrin e Shqipërisë. Cfarë I është premtuar dhe pse do të vizitojë Tiranën.  

Nga ana tjetër, ambientalisti Sazan Guri deklaroi se pala greke kërkon të fitojë një zonë ekskluzive ekonomike.

Sipas Gurit numri i miljeve që do i kalojë shtetit fqinj është dyfishuar me kalimin e viteve.

Aktivistët i kanë bërë thirrje qeverisë shqiptare që çështjen e kufirit detar me Geqinë ta çojnë në gjykatën ndërkombëtare.

Zjarr Tv Ad