Hapja e dosjeve për ish bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, Alibeaj: Bëhet për të hequr shantazhin politik mes funksionarëve të lartë

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka mbajtur fjalën e tij në komisionin e Ligjeve ku po diskutohet lidhur me deklasifikimin e dosjeve të ish bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Në këtë mënyrë synohet të ngrihet një komision për verifikimin e pastërtisë së politikanëve duke i konfirmuar ata të cilët nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.

Duke nënkuptuar rastin e kryetarit të partisë së Lirisë, Ilir Meta, Alibeaj tha se ky veprim ishte i domosdoshëm për të bërë të mundur që të hiqej psikoza e shantazhit politik.

“Ky lloj skepticizmi nuk është i vëtetë, askush nuk ka kërkuar hakmarrje dhe as shpërblim, thjesht interesi permanent për të vërtetën. Ka ngelur psikoza e shantazhit, shoqëria shqiptare ka ngelur në gjurmën e subkoshiencës që ishte një situatë jo e mirë moralisht e neveritshme ajo se çfarë ka ndodhur përgjatë periudhës së sistemit komunist. Prandaj kjo konsiderohet edhe sot si një vlerë e pamoralshme. Psikoza e shantazhit nëpërmjet dosjeve e ka shoqëruar shoqërinë shqiptare në këto 30 vite dhe është përdorur edhe për luftën politike. Nuk dua të vendos gishtin tek askush. Por ndodh që shantazhi politik me dosjet është i pranishëm në tryezën politike. Ne besojmë se duhet të çlirojmë shpirtrat e funksionarëve të shtetit, që edhe ata të jenë të çliruar. Për këtë arsye, mjeti besojmë se është deklasifikimi i dosjeve. I heqim nga dora shantazhuesve, mjetin me të cilin bëjnë shantazh”– u shpreh Alibeaj.

Zjarr Tv Ad