Nismat e PS-PD për hapjen e dosjeve, Bushka: Ka dokumente të reja që dalin në dritë. Disa personazhe me certifikatë pastërtie, nuk rezultojnë të tillë

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni për Çështjet Ligjore, diskuton sot dy nisma, një nga grupi parlamentar i PS dhe një nga grupi parlamentar i PD i prezantuar nga Enkelejd Alibeaj, lidhur me  transparencën për dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit.

Sipas kryetares së Komisionit, Klotilda Bushka, të dyja nismat kanë një qëllim, teksa nënvizoi rëndësinë për të zbardhur të vërtetën për disa individë që siç tha ajo, dalin dokumente dhe të dhëna të reja që duhen verifikuar në funksion të së vërtetës.

Bushka tha se sot ka lindur nevoja nga këto informacione të reja që Autoritetit të Dosjeve t’i jepet kompetenca për t’i shqyrtuar këto të dhëna dhe dokumente për persona të caktuar që kanë pasur një histori në kohën e diktaturës në Shqipëri.

“Pavarësisht fakteve të tjera që mund të dalin në dritë që përmbysin deklaratat e mëparshme si ish komisionet Bezhani apo Mezini, duke pasur ndalim në ligj, mungon kompetenca lëndore e shqyrtimit të akteve. Autoriteti nuk ka dot mundësinë të bëjë shqyrtim aktesh se nëse do e bente do ishim në kushtet e pavlefshmërisë absolute të një akti administrativ.

Nisur nga shpeshtësia e informacioneve të cilat rrëzojnë herë pas herë deklarata të mëparshme pastërtie ka lindur e nevojshme që kjo pengesë ligjore të evitohet
për arsyen e parë që në kuadër të transparencës dhe të drejtës të informimit, duhet që ligjvënësi ta pajisë autoritetin me të gjitha mundësitë për të realizuar punën e vet.

E dyta dhe pse kanë kaluar shumë vite nga ai regjim, ende ka shumë dritëhije, ende ka të pasakta informacione, ende ka të vërteta që rrëzohen dhe opinioni do duhet të informohet në mënyrë profesioniste, të vërtetë, mbi atë që ndodh për personazhe të ndryshëm që dhe pse mund të kenë pasur një certifikatë pastërie të mëparshme, nuk rezultojnë të jenë të tillë si rezultat i dokumenteve të reja që dalin në dritë.

Kjo është një cështje që është e natyrës kombëtare, një cështje që do duhet ti shërbejë të vërtetës, që të ketë një pajtim social, që njerëzit që kanë vuajtur në atë regjim e ata që nuk kanë vuajtur të dinë cfarë historish, cfarë të vërtetash ka rreth individëve të caktuar se kur nuk e zbulojmë të vërtetën si është, shanset janë që historitë e këqija përsëriten. Kam dëgjuar shpesh që thonë pse sot, asnjëherë nuk është vonë në shërbim të të vërtetës”, tha Bushka.

Zjarr Tv Ad