Haradinaj siç nuk e keni parë kurrë më parë

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E keni parë të drejtojë qeverinë e shtetit të Kosovës, por që nga dita e sotme, Kryeministi i Kosovës, Ramush Haradinaj do të jetë edhe një prej “sportistëve” më të suksesshëm të vendit.

Kreu i Qeverisë Kosovare zbriti në ringun e palestrës ku po stërvitet ekipi Olimpik, ku korri edhe fitoren e parë në xhudo. Përballë tij u vendos kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, të cilën e mposhti. Pas duelit, atij iu dha edhe rripi i zi.

Ndërkohë, trajnerit Drilon Kuka, iu dha titulli i mirënjohjes “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” për punën dhe arritjet me ekipin.

 

Zjarr Tv Ad