Harta e re gjyqësore/ Ministri Manja paralajmëron ndryshimin e madh

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli Lartë Gjyqësor ka organizuar sot një tryezë të radhës diskutimi, në lidhje me çështjen e hartës së re gjyqësore, e cila është pritur me kritika kryesisht nga avokatët, por edhe qytetarët në rrethe të ndryshme të vendit.

I pranishëm në takim, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, u shpreh se harta e re gjyqësore po i përgjigjet ndryshime ligjore, që kërkojnë që gjykatat e shkallës së parë të mos kenë më pak se 7 gjyqtarë.

Ulsi Manja: Sot jemi së bashku me kolegët e tjerë të drejtësisë, për tiu dëgjuar juve, ne do të flasim pak dhe më së shumti do tju dëgjojmë juve, në lidhje me draftin për hartën e re gjyqësore.

Kjo është faza e parë e diskutimeve publike, do të ketë një fazë të dytë, ku do të asistohet edhe nga Ministria e Financave. Harta e re gjyqësore buron nga ligji, ku është thënë shumë qartë që në gjykatat e shkallës së parë nuk mund të ketë më pak se 7 gjyqtarë, dhe në ato të apelit, nuk mund të ketë më pak se 10 gjyqtarë. Pro draftit për hartën e re gjyqësore është shprehur dhe prokurori i përgjithshëm Olsian Çela.

Olsian Çela: Ne e kemi ndjekur me vëmendje debatin për hartën e re gjyqësore, që lidhet dhe me rritjen e performancës së prokurorive. Ne kemi parë këtë kryesisht nga këndvështrimi jonë, por padiskutim këto takime i shërbejnë dhe marrjes së këndvështrimeve të tjera. Më duhet që të them se në situatën kur ne jemi organizimi i sistemit nuk i përgjigjet nevojave që ka vendi.

Nisur nga projekti që është paraqitur, bashkimi i prokurorisë do të eleminonte rrezikun e krijimit të stokut të çështjeve të pahetuara.

Zjarr Tv Ad