Frrok Çupi jep ALARMIN për personin që do të zëvendësojë Ilir Metën në Presidencë: Jam shumë i shqetësuar…

0
9705
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Frrok Çupi është shumë i shqetësuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për presidentin Ilir Meta.

Ai tha se me atë vendim presidenti i ri që do të vijë mund të vazhdojë po të njëjtat sjellje dhe askush nuk e pengon. Sipas tij, Kushtetuesja zyrtarizoi grupimet anti-amerikane në Shqipëri.

“Ai është një president tërësisht i defaktorizuar qe prej kohësh nuk ka asnjë negociatë as me SHBA, nuk ka asnjë rol. Kjo është një gjë akoma më e keqe për vendin tonë. Unë për vete e konsideroj Gjykatën Kushtëtuese një rrezik dhe jo Ilir Metën se ai për pak muaj largohet nga Presidenca. Ai na la shije të keqe, por shteti i ka parametrat e mbrojtjes. Edhe sikur të vazhdojë retorika mes Metës dhe mazhorancës ajo është një retorikë që ne jemi mësuar. Unë jam i shqetësuar shumë për presidentin që vjen. Jam i shqetësuar dhe për grupimet anti-amerikane që janë në Shqipëri pasi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese janë zyrtarizuar. Meta dhe Berisha kanë një grupim të madh në kushtet e Shqipërisë kundër Amerikës”, tha Çupi për Report Tv.

Zjarr Tv Ad