‘Nuk jam në dijeni, nuk mund të bëj komente’, dëshmon në Komisionin Hetiomor sekretarja e Ministrisë së Financave: Sa para u dhanë për inceneratorët pa nisur puna

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vijon marrja në pyetje e dëshmitarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar për impiantet e trajtyimit të mbetjeve, ose siç njihen ndryshe, inceneratorët.

Dëshmitarja e parëpër ditën e sotme është sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, Viola Haxhiademi, e cila po jep llogari para anëtarëve, mbi lëvrimin e parave nga institucioni që ajo përfaqëson për kompanitë e inceneratorëve.

Jorida Tabaku: Në rastin e Fierit, është dhënë pagesa për punime të pakryera, e thotë vetë buxheti. Për tri vite nuk është ndërtuar në Fier, e kanë deklaruar vetë, 20 milionë euro punime të pakryera. Është shkruar në bilancin zyrtar, dorëzuar në QKB.

Viola Haxhiademi: Mos keqinterpretoni, situacione ka, janë të certifikuara dhe të firmosura nga personat përgjegjës.

Tabaku: Në momentin që po hetohet për inceneratorin e Fierit a nuk është vepër penale të vazhdoni me pagesat?

Haxhiademi: Nuk jam në dijeni të këtyre detajeve. Nuk mund të bëj komente për këtë çështje.

Haxhiademi tha se vlera e paguar nga buxheti i shtetit për Impiantin e Elbasanit ishte reth 21,6 milionë euro pa TVSH, për atë të Fierit rreth 27,5 milionë euro, ndërsa për impiantin e Tiranës nuk paguhen para nga buxheti i shtetit për ndërtimin.

Debatet që shoqëruan dëshminë e Haxhiademit, sollën reagimin e socialistëve në komision. Deputeti Eduard Shalsi kërkoi pezullimin e seancës së marrjes në pyetje, për shkak të shkeljeve nga ana e demokratëve të cilët, sipas Shalsit, bëjnë interpretime dhe komente të përgjigjeve të dëshmitarëve.

Fjalën tymnajë sot e hodhi për herë të parë Edi Rama dhe në komision të gjithë në unison”, iu përgjigj Tabaku, duke refuzuar kërkesën për pezullimin e punimeve.

Zjarr Tv Ad