Helmimi i Navalny/ Policia ruse kërkon të marrë në pyetje kritikun e Kremlinit

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Moskës nuk do të filloj hetimet në territorin rus, por këmbëngul të marrë pjesë në hetimin gjerman për helmimin e kundërshtarit të Kremlinit ,Navalny.

Sot autoritetet njoftuan se do të kërkojnë nga Gjermania mundësinë e marrjes në pyetje të Navalny pasi ky i fundit ka dalë nga gjendja e komës artificiale.

Ai u sëmurë teksa po fluturonte nga qyteti i Tomsk në Siberi për në Moskë. Avioni u detyrua të bënte ulje emergjente në Omsk dhe më pas u transferua në Berlin, ku mjekët arritën në përfundimin se ai ishtë helmuar nga një agjent nervor i llojit Novichok, krijuar nga specialistë sovjetikë për qëllime ushtarake.

Sipas rusëve policia vendase kërkon nga pala gjermane që ti mundësohet marrja në pyetje e Navalny gjë e cila do ndihmojë në nxjerrjen e personave përgjegjes të helmimit të supozuar.

Policia ruse pretendon të ketë marrë në pyetje të gjithë anëtarët e ekipit të Navalny përveç një “që jeton në Britaninë e Madhe i cili shmangu hetimet duke fluturuar për në Gjermani në 22 Gusht”.

Zjarr Tv Ad