Helmimi nga uji i pijshëm, dhjetra qytetarë ngrihen në protestë para bashkisë së Krujës, kërkojnë dorëheqjen e drejtorit të Ujësjellësit

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me dhjetëra qytetarë janë ngritur në protestë ditën e sotme në Krujë para Bashkisë pas helmimit të qindrave qytetarëve nga uji i pijshëm.

Qytetarët janë mbledhur jashtë Bashkisë të cilët kërkojnë ujë të pastër në çezmat e tyre. Ata kërkojnë që drejtori i ujësjellësit të japë dorëheqje. Ata kanë hedhur edhe akuza duke thënë se tubat janë blerë në Ballsh, tuba nafte me çmim të lirë dhe ndaj janë helmuar.

Teksa kanë paralajmëruar se nëse nuk do ketë reagim do ketë një përshkallëzim të kësaj protestë duke bllokuar aksin Krujë-Fushë Krujë . “Të marrë masa shteti që të verifikohet. Me tuba nafte sepse i kanë marrë lirë me fituar para vetë. Protesta do përshkallëzohet do bllokojmë aksin Krujë – Fushë Krujë nëse nuk marrim një përgjigje” -tha një nga qytetarët.

Zjarr Tv Ad