Mesazhi i PD për të votuar borxhin 700 mln €, Arbi Agalliu: Erdhi në grup për të gjithë

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike janë urdhëruar përmes një mesazhit nga partia që të votojnë marrjen e borxhit me vlerë prej 700 milionë eurosh nga ana qeverisë. Këtë e ka konfirmuar sekretari i Grupit Parlamentar  të PD, Arbi Agalliu, i cili shprehet se mesazhi është shpërndarë në grup. Nga ana tjetër, para popullit, opozita i kundërshton borxhet e marra nga pushteti, duke thënë se po rritet barra për shqiptarët!

Pas publikimit të lajmit ku faktohet se Partia Domokratike, seancën e fundit parlamentare ka ligjëruar përmes fuqisë së kartonëve, borxhin 700 milionë euro dhe kredinë 70 milionë euro për OSHEE-në, Syri Televizion, në kuadër të transparencës për publikun ka kontaktuar  në një lidhje telefonike direkte, sekretarin e Grupit Parlamentar  të kësaj force politike, Arbi Agalliun.

Ky i fundit konfirmoi  urdhrin e kupolës së Partisë Demokratike karshi Grupit Parlamentar ku i kërkohej që të votonin pro borxhit 700 milionë euro dhe te abstenonin për kredinë e OSHEE-së.

I vënë përpara faktit, Agalliu shtoi se mesazhi u ka mbërritur në grup dhe jo personalisht, ndërsa pavarësisht votës që ligjëroi marrjen e borxhit 700 milionë euro dhe abstenim për kredinë 70 milionë euro për OSHEE-në, Agalliu ashtu si kolegët e tij u shpreh se e kanë denoncuar vjedhjen dhe abuzimet me paratë që merren me borxh, duke theksuar se problem nuk është marrja e borxhit, por keqmenaxhimi i tij.

Zjarr Tv Ad