Heroi i shkretëtirave, si i ktheu ato në pyje

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Yacouba Sawadogo është padyshim një njeri i jashtëzakonshëm, pasi ka arritur të zgjidhë një problem për të cilin as organizata ndërkombëtare, as shkenca nuk kanë gjetur zgjidhje: luftën kundër shkretëtirëzimit dhe ri-pyllëzimit në Burkina Faso.

Gjatë viteve, ka pasur një erozion të fortë të tokës nga shkretëtira dhe shumë prej tyre janë përpjekur të gjejnë një zgjidhje për këtë problem që kërcënonte vendin duke e rrezikuar atë.

Yacouba filloi të studionte problemin në vitin 1980 dhe përfundimisht zhvilloi një teknikë kaq të pazakontë sa fermerët e tjerë talleshin me të në fillim, derisa e kuptuan efektivitetin e saj.

Një nga “çuditë” e mëdha të idesë së tij është përgatitja e tokës gjatë sezonit të thatë, e kundërta e asaj që ishte praktika lokale e cila vendosi të punonte tokën vetëm gjatë sezonit me shi.

Në njëzet vjet ai ka marrë mbi 30 hektarë tokë të punueshme nga shkretëtira.

Por mbi të gjitha, Yacouba është përpjekur për të përhapur teknikën e tij sa më shumë që të jetë e mundur, duke ua mësuar të gjithë të interesuarve dhe vlerësohet se sot në sajë të teknikës së tij dhjetra mijëra hektarë janë kthyer në pyje të harlisura dhe në arë, Dodd ka bërë një dokumentar mbi jetën e Yacouba.

 

 

Zjarr Tv Ad