Heroi që i mori armën nga dora terroristit në Zelandën e Re

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një burrë, i cili kujdesej për xhaminë Linwood, është quajtur heroi i sulmit terrorist në Zelandën e Re. Naeem Rashid ndaloi terroristin që shkaktoi masakrën e përgjakshme me 47 viktima në sulmin në dy xhami në Christchurch, ku mbetën 49 të vdekur. Naeem, i cili punonte në njërin prej xhamive, i mori armën nga dora terroristit duke shmangur rritjen e numrit të viktimave. Por heroi i masakrës mori plagë të rënda gjatë përballjes me sulmuesin dhe vdiq mbrëmjen e së premtes në spital.

Rashid, me origjinë nga Abbottabad, Pakistan u zhvendos në Christchurch ku gjeti punë si mësues. Djalit i tij, Talha, gjithashtu mbeti i vdekur gjatë sulmit në xhami.

Heroi u përball me Brenton Tarrant pa asnjë armë në duar. Ai arriti që ti rrëmbente armën dhe e ndoqi terroristin në përpjekje për ta qëlluar me armë, por Tarrant arriti të arratisej.

Sulmuesi u largua në një makinë që e priste jashtë xhamisë, që drejtohet nga bashkëpunëtorët e tij. Pavarësisht se u arratis arriti të kapej nga policia.

 

Zjarr Tv Ad