Hetimi ndaj mjekëve pas publikimit të fotos së Lear Kurtit/ Deputeti i PD: Shteti kërkon t’i inkriminojë për të fshehur përgjegjësitë e tij

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas nisjes së hetimit të mjekëve të Spitalit të Traumës të cilët akuzohen se kanë bërë foton e 32-vjeçarit të ndjerë, Lear Kurti.

Në një postim në Facebook, Shehu thotë se shteti kërkon që të inkriminojë mjekët që të fshehë përgjegjësitë e veta mbi ngjarjen.

Sipas Shehut, mjekët duhet që të bëjnë gjithçka të jetë e mundur nëse një pacient mbërrin pas shenja jete në spital. Deputeti demokrat thotë se është shumë e vështirë për mjekun që të marrë një vendim për të hequr dorë përfundimisht nga një pacient.

Postimi i Tritan Shehut:

Një shtet që kërkon të inkriminojë vetëm mjekët-për të fshehur përgjegjësitë e tij! Çuditërisht lexoj se kane filluar hetimet ndaj mjekëve të traumës!!

Akuzohen se i paskan vendosur një serum të ndjerit Kurti, ndërsa kanë deklaruar arritjen e tij në spital pa jetë!! Akuzë e pretendim më cinik e idiot se ky nuk mund të ketë.

Mjekët, edhe kur një i semure arrin pa shenja evidente jete, por të pa qartë për kohen e ndalimit të funksioneve jetësore, bëjnë të gjitha përpjekjet për ta rikthyer në jetë fatkeqin.

Dhe veprimi i parë është vendosja e një perfuzioni venoz, që mund të shoqërohet me të tjera veprime siç është intubimi, masazhi kardiak, goditja elektrike etj, në vartesi të gjendjes e ecurisë.

Dëshiroj tu them atyre, qe ngrene te tilla akuze, se eshte shume e veshtire, te marresh vendimin perfundimtar te heqjes dore nga pacienti. Mjeket duhen pergezuar per perpjekjet, qe bejne per te rikthyer ne jete dike. Por ne Shqiperi sic duket kjo nuk ndodh. Se mjeket jane kthyer tek ne “tabele qitje” nga keq dashesit, injorantet dhe ata, qe kerkojne te fshehin keshtu te verteten e problemeve.

Mjeket nxiren me pranga e forca speciale nga salla e operacionit edhe pa lejuar te veshin rrobat e tyre, mbahen ne qeli kur mund te gjykohen te lire, ofendohen, intimidohen.

Duke krijuar keshtu nje psikoze urrejtje ndaj tyre, sikur ata jane shkaku i te gjithe te keqijave, edhe jashte sistemit shendetesor kjo.

Ndersa ata per misionin e tyre te veshtire qe realizojne, ne nje sistem shendetesor te shkaterruar, duhen konsideruar nder profesionistet me te nderuar e te respektuar te shoqerise

Zjarr Tv Ad