“Himara ka qenë, është dhe do të jetë minoritet kompakt grek”, deklarata e gazetarit shkakton debat

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Stavri Marko teksa ishte duke folur për çështjen e Belerit, ka bërë një deklaratë që ka shkaktuar debat.

Ai tha se Himara ka qenë dhe do jetë një minoritet kompakt grek, teksa tha se simboli i vorio-epirit, “është simbol i pavarësisë së Himarës”.

Deputetja Mesila Doda e ka quajtur një deklaratë të rëndë, teksa tha “flamuri i pavarësisë së Himarës”, cënon integritetin e vendit dhe shkel kushtetutën.

Pjesë nga debati në “Opinion” në Tv Klan:

Stavri Marko: Është minoritet kompakt grek. Ka qenë, është dhe do të jetë. Për sa i përket simbolit të vorio-epirit ai është simbol i Himarës, jo i vorio-epirit. Ai flamur është simbol i Himarës.

Blendi Fevziu: Ky është simbol i Himarës?

Stavri Marko: Është simbol i pavarësisë së Himarës.

Blendi Fevziu: Pavarësisë nga kush?

Stavri Marko: Himara ka qenë e pavarur. Ai ka qenë flamuri i parë.

Ardit Bido: Ai është simbol që kanë vdekur 10 mijë shqiptarë. Ai është simbol i djegies së Borshit të Bashkisë Himarë, ai është simbol i djegies së Panaritëve.

Stavri Marko: As nuk më interesojnë fare ato përrallat e atij zotërisë.

Ardit Bido: Ai është flamuri i djegies dhe vrasjes së shqiptarëve.

Mesila Doda: Dakord, ju lutem, meqënëse folët për Himarën dhe daljen e fotos së Belerit me flamurin e Vorio Epirit dhe thatë që është flamuri i Himarës së pavarur, a e kuptoni që kjo është një deklaratë që cenon integritetin e vendit dhe ka të bëjë me një sulm Kushtetutës dhe integritetit territorial të vendit. A e mendoni që kjo deklaratë është një vepër e rëndë, si për atë që e ka bërë dhe për atë që po e thoni tani?

Zjarr Tv Ad