Tollumbacet me nitrit azoti, doktori: Efekte të mëdha anësore në pjesën neurologjike

0
0
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Doktor Adrian Fandi ka shpjeguar pasojat e rënda që mund të vijnë nga përdorimi i nitritit të azotit ose gazi gazmor. Ky lloj gazi po përdoret shumë nga adoleshentët dhe të miturit nëpërmjet tollumbaceve të cilat mbushem me nitrit azoti.

Në një lidhje direkte me Grida Dumën në “Top Story”, mjeku i urgjencës tha se ka hapur një klinikë private në Mbretërinë e Bashkuar. Në klinikën e tij doktori thotë se janë shtuar rastet e përdorimit të gazit gazmor, ku sipas asaj që thotë Fandi, Anglia mund të ndalojë përdorimin e këtij gazi pasi një studim i 15 neurologëzve ka arritur në përfundim se ky gaz ka efekte të mëdah anësore në pjesën neurologjike.

Fandi flet për simptomat e konsumimit të këtij lloj gazi, ku thotë se pas pirjes, pacientën nuk janë të aftë të ecin, kanë probleme të marrjes së mendjes e më pas me të vjella dhe në në disa raste me pseudoepilepsi.

Sipas asaj që shpjegon doktori, kjo vjen pasi ky gaz vepron në sistemin nervor qëndror, ku shkakton dhimbje koke e më pas të vjella dhe halucinacione.

“Unë jam mjek urgjence dhe punoi gati 10 vjet në Mbretërinë e Bashkuar. Tre vitet e fundit kam hapur edhe një klinik private, ku i shërbej komunitetit shqiptar. Në Shërbimin e Urgjencës janë shtuar muajt e fundit rastet e përdorimit të nitritit të azotit, ose gazi gazmor, është një gaz që ka efekte të mëdha anësore në pjesën neurologjike.

Mbështetem këtu edhe në një raport që ka nxjerrë BBC për një studim të 15 neurologëve në Angli, ku flitet për ta ndaluar këtë gaz sepse efektet anësore tek pacientët që frekuentojnë Shërbimin e Urgjencës janë në rritje dhe me simptoma neurologjike.

Kur flasim për simptoma neurologjike, pacientët pasi kanë përdorur gazin nuk janë të aftë të ecin, kanë probleme të marrjes së mendjes, pastaj vazhdojnë me të vjella dhe më pas ka pasur edhe raste pseudoepilepsie, e shoqëruar nga dridhjet e trupit.

Kjo sepse ky gaz vepron në sistemin nervor qëndror. Pastaj vijon me dhimbje koke, të vjella dhe alucinacione, kur ti nuk e ndjen më veten në këtë botë, por të duket si zog, sikur do fluturosh dhe mund të ndodh edhe ndonjë rast fatkeq”, u shpreh Adrian Fandi.

Zjarr Tv Ad