“Hipur kalaqafë mbi supet e tim ati”, Xhaçka kujton vizitën e Baker 30 vjet më parë: Sot vendi është një realitet krejt tjetër

0
353
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, në fjalën e saj në aktivitetin kushtuar 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe ShBA-ve, deklaroi ndër të tjera se “kjo është një marrëdhënie që është kaq e fortë dhe e konsoliduar sa nuk arritën ta zhbëjnë e ta zbehin as 50 vjet komunizëm”.

Pjesë nga fjala e saj në ceremoni:

“Se çfarë ndodhi 100 vjet më parë, sigurisht unë e kam mësuar nga librat e dokumentet e arkivës. Por 30 vjet më parë, edhe pse ende fëmijë, unë pata fatin të jem, hipur kalaqafë mbi supet e tim ati, vetëm pak metra nga këtu, kur Shqipërinë e vizitoi Sekretari Baker. Nuk i mbaj mend fjalimet e deklaratat, por e mbaj mend shumë mirë atmosferën e festës, e mbaj mend shumë mirë entuziazmin e optimizmin e atij sheshi të mbushur plot e përplot.

Dhe besoj që nuk kishte pohim më të qartë të asaj që ndjenin vërtet shqiptarët për Shtetet e Bashkuara dhe të mënyrës sesi i shihnin në të vërtetë shqiptarët Shtetet e Bashkuara, pavarësisht propagandës së regjimit sesa ai shesh e ajo energji e jashtëzakonshme. Dhe kur hedh sytë mbrapa, në 30 vitet e fundit, i vetmi përfundim ku mund të arrish është që koha e ka justifikuar atë besim e entuziazëm të shqiptarëve tek Amerika”, tha ajo.

Ceremonia kushtuar vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Zjarr Tv Ad