Hiqet emri i shkollës serbe në Bujanovc, vendoset emri i Ismail Kadares

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërrohet emri i shkollës në Bujanoc, nga “Desanka Maksimoviç” në “Ismail Kadare” Kuvendi komunal në Bujanoc ka votuar pro ndryshimit të emrit të shkollës fillore së fshatit Bilaç, nga “Desanka Maksimoviç” në emrin e shkrimtarit “Ismail Kadare”.

Kjo u njoftua nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzat Lutfiu. Ai i falënderoi të gjithë këshilltarët, të cilët votuan pro këtij ndryshim, edhe pse fjalën e fundit tani e ka Ministria e Arsimit.

NJOFTIMI:

“Kuvendi komunal në Bujanoc votoi pro ndryshimit të emrit të shkollës së fshatit Bilaç, nga “Desanka Maksimoviç” në “Ismail Kadare”. I falënderoj të gjithë këshilltarët që votuan për këtë ndryshim. Tani fjalën e fundit e ka Ministria e Arsimit. I bëj thirrje ministres që iniciativën për ndryshimin e emrit ta gjykoj drejt, duke pasur parasysh se propozimi i ri që shkolla të ketë emrin “Ismail Kadare” është një nder edhe privilegj jo vetëm për shkollën dhe lokalitetin, pasi kemi të bëjmë me një shkrimtar të përmasave ndërkombëtare”, ka shkruar Lutfiu.”

Fshati Bilaç është fshati i dytë më i madh shqiptar në Komunën e Bujanocit i banuar me shqiptarë.

Zjarr Tv Ad