Hollësitë nga shpërthimi me eksploziv në Tiranë, urdhër-arresti për të plagosurin

0
240
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dalin të tjera detaje lidhur me shpërthimin që ndodhi një ditë më parë, pranë Drejtorisë së Higjienës në tiranë.

Mësohet se Policia ka lëshuar një urdhër arresti për të plagosurin Gentian Hoxha, nën akuzën për armëmbajtje pa leje dhe monicion luftarak.

Po ashtu mësohet se gjatë kontrollit të policisë në servis u gjetën edhe 2 kapsolla ende të paplasura, disa qarqe elektrike, tela elektrik përcjellës dhe një mikroskop që dyshohej se përdorej për montimin e bombave. Policia ka gjetur edhe 3 detonatorë minash, të cilët aktivizojnë shpërthimin nëpërmjet kapsollave përcjellëse.

Dyshohet se pronari i servisit, Gentian Hoxha i shiste minat për 2 mijë euro. Shpërthimi ndodhi mëngjesin e djeshëm në një dyqan celularësh pranë ish-Drejtorisë së Higjienës, në rrugën “Qamil Guranjaku”, në Tiranë.

Nga ky shpërthim mbeti i plagosur pronari i dyqanit, 34-vjeçari Gentian Hoxha, i cili ishte duke punuar i vetëm në momentin e ngjarjes.

Ai ndodhet nën trajtimin e mjekëve në Spitalin e Traumës dhe mbahet në vëzhgim nga 4 oficerë policie, ndërsa policia ka vendosur të lëshojë një urdhër-arresti për të.

Zjarr Tv Ad