Hong Kong, arrestohen krerët e protestave

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy figurat kyçe të protestave pro demokracisë në Hong Kong u arrestuan dhe u liruan më pas me kusht. Ata akuzohen për nxitjen e protestave të paligjshme, të cilat kanë përfshirë rajonin që prej qershorit. Pas lirimit me kusht, të dy aktivistët u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos dorëzohen. 

Policia e Hong Kongut liroi me kusht dy aktivistët, Joshua Wong dhe Agnes Chow, pasi më herët i arrestoi dhe ngriti ndaj tyre akuzua për organizimin e protestave të paligjshme para zyrave qendrore të policisë. Partia politike e këtyre aktivistëve, Demosisto, njoftoi përmes një deklarate të premten se të dy u liruan me kusht.

“Ne populli i Hong Kongut nuk do të heqim dorë dhe nuk do të frikësohemi nga ky terror dhe kjo padrejtësi”, tha aktivistja Agnes Chow me një postim në Twitter.

Edhe Joshua Wong, po ashtu ndeshet me akuza për organizimin më 21 gusht të protestave të paligjshme jashtë zyrave qendrore të policisë.

 “Një shkallë e lartë autonomie po gërryhet fuqishëm nën efektin e frikshëm të trupave që lëvizin në kufi dhe thirrjet për gjendjen e emergjencës, kjo do të thotë se Pekini thjesht manipulon vazhdimisht mbi lirinë e popullit të Hong Kongut. Ne nuk do të dorëzohemi kurrë,” tha Wong.

Të dy aktivistët akuzohen për nxitje të qytetarëve të tjerë për të marrë pjesë në protesta të paligjshme. Akuza të tilla, nëse vërtetohen në gjykatë, mund të dënohen me mbi pesë vjet burgim.

Protestat kundër qeverisë në rajonin e Hong Kongut nisën në muajin qershor, pas prezantimit të një projektligji që parashihte ekstradimin e qytetarëve drejt pjesës kontinentale të Kinës.

Projektligji i ekstradimit u pezullua, por protestuesit duan tërheqjen e tij të plotë, më shumë demokraci në rajonin gjysmëautonom dhe një hetim të pavarur për veprimet e policisë kundër protestuesve.

Mbi 900 vetë janë arrestuar gjatë 13 javëve të protestave, të cilat shpesh herë janë shoqëruar me dhunë.

Zjarr Tv Ad