Hoxha: Do ankimoj rezultatin, Rama manipulon njerëzit, jo më makineritë

0
216
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, bëri me dije se do ankimohet rezultati i dalë në mënyrë elektronike.

Ai foli për manipulime, teksa tha se ka një koincidencë të frikshme të rezultatit aktual me atë të vitit 2022.

“Rezultati i Vorës në zgjedhjet lokale të 2023 ka një koincidencë të frikshme me rezultatin e 6 marsit të vitit 2022. Çdo kuti votimi ka të njëjtin numër votash, njësoj si në 6 mars. Kjo koincidencë nuk mund të jetë kurrsesi një rastësi.

Dyshimet e manipulimit janë të mëdha. Rilindja, e cila përdor çdo mjet për të manipuluar njerëzit, sigurisht që mund të manipulojë dhe makineritë.

Ne po përgatisim çdo të dhënë për të ankimuar rezultatin në Vorë. Jemi duke krijuar një skuadër me juristë dhe specialistë të informatikës për t’i shkuar deri në fund kësaj historie.

Gjej rastin të falënderoj edhe njëherë të gjithë bashkëpunëtorët e mi, të gjithë mbështetësit tanë dhe komisionerët tanë për garën elektorale që zhvilluam, duke pasur përballë në Vorë bandat dhe krimin e organizuar, paratë e korrupsionit dhe të gjithë makinerinë shtetërore,” shkruan ai.

Zjarr Tv Ad