Nga Specialistët e Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Ardit Xhakrosa, 20 vjeç, banues në njësinë Administrative Rukaj-Mat
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në aksin rrugor ‘Kryqëzimi i spitalit’ të qytetit të Burrelit, duke drejtuar automjetin tip “Mercedez Benz”, ka humbur kontrollin mbi automjet duke aksidentuar shtetasen A.K, 17 vjeçe, e cila në momentin që është përplasur nga automjeti ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës.
17 vjeçarja është transportuar për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” , parashikuar nga neni 290/2 i Kodit Penal.///
Humb kontrollin mbi automjet për pasojë aksidenton një 17-vjeçare
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...