Humbën zgjedhjet në Kukës, reagon Gazment Bardhi: Faji është i …

0
170
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka deklaruar në “Real Story” se votat e Lulzim Bashës në Kukës duhet t’i shkonin kandidatit të opozitës, pasi nuk bëhej fjalë për një sigel, por për një demokrat.

Sipas Bardhit, në Kukës nuk ka humbur Berisha apo Meta, por kandidati Emri Vata dhe demokratët.

“Mbetet për t’u provuar si rregull votat e Bashës si vota demokratësh do duhet t’i shkonin kandidatit të opozitës. Pra, në gjykimin tim nuk bëheshe fjalë për asnjë sigël, bëheshe fjalë për një demokratë dhe miku im Çollaku e di, Emri Vata është një demokrat, ka qene pjesë e strukturave të policisë, më pas është liruar nga detyra. Ka dhënë një kontributë në fushatën e 2021, të cilin unë ja njoh si sekretar i përgjithshëm, zoti Basha duhet t’ia njohi si ish kryetar.

Kështu që çdo votë demokrati dhe opozitari, dhe ky qendrimi që ne nuk ndërhyjmë në gjykimin tim është i papërshtatshëm, sepse çdo opozitarë kur ka në fushë kundërshtarin e vetë politik, do duhet të mbështes opozitarin. Në Kukës nuk ka humbur Sali Berisha apo Ilir Meta apo kushdo tjetër. Në Kukës ka humbur kandidati Emri Vata dhe në gjykimin tim të gjithë demokratët dhe popullin opozitar”.

Zjarr Tv Ad