Gjekmarkaj: Jam i tronditur nga përmasat e humbjes tonë në Kukës!

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agron Gjekmarkaj, nuk e sheh fajtorin e humbjes në Kukës, as te kandidati Emri Vata dhe aq strehimi nën logon e Partisë së Lirisë së Ilir Metës. Ai bën përgjegjës kryesor gjendjen në të cilën ndodhet opozita, sipas së cilit ia ka bërë të lehtë qeverisë që të fitojë çdo betejë.

“Sa më shumë skandale e rrethojnë, aq më shumë fitore korr në terren. Gjendja kaotike e opozitës ka dekurajuar qytetarët për beteja dhe në një farë mënyrë e ka lënë hapur portën që qeveria të shënojë golin e radhës pa vështirësi”, tha Gjekmarkaj në A2 CNN.

Ai e rendit veten në listën e atyre njerëzve që e ka pritur humbjen në Kukës, por kurrsesi me gati 5000 vota diferencë. Prandaj, ai ka një mesazh për opozitën.

“Unë e kam pritur humbjen në Kukës, por më ka befasuar përmasa dhe indiferenca e elektoratit të djathtë. Opozita do duhet ta ndërpresë këtë zinxhir humbjesh, qoftë të vogla, apo të mëdha”, përfundoi deputeti demokrat.

Zjarr Tv Ad