Humbi zgjedhjet, jep dorëheqjen kreu i opozitës në Greqi

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i opozitës greke, Aleksis Tsipras, njoftoi këtë të enjte dorëheqjen e tij nga partia “SYRIZA”. Dorëhqeja e Tsiprasit vjen një javë pas raundit të dytë të zgjedhjeve parlamentare në Greqi, ku fitoi bindshëm partia e djathtë “Demokracia e Re”, e Kyriakos Mitsotakis.

Të dielën e kaluar, Greqia mbajti zgjedhjet e dyta parlamentare brenda një muaji. Partia Demokracia e Re e Mitsotakisit fitoi 40.5 për qind të votave, pothuajse 23 për qind më shumë sesa partia e Tsipras, SYRIZA.

Gjatë fjalimit që mbajti sot, Tsipras tregoi arsyet e vendimit për të dhënë dorëheqje nga SYRIZA. Ai tha se ka menduar shumë për të marrë këtë vendim të vështirë dhe se tani është koha që të vijë një frymë e re për SYRIZA-n.

Pjesë nga fjalimi i Tsiprasit

Udhëtimi që bëmë së bashku ishte i rrezikshëm, plot gracka, por edhe emocionues. Një parti e vogël u bë shtylla kurrizore e fraksionit përparimtar në vend. Partia e parë e majtë që u bë qeveri në Evropë, në rrethana tepër të vështira.

Unë pata fatin dhe nderin që isha kryeministri i parë i majtë i vendit, në një udhëtim ku çdo ditë ishte një ditë beteje.

Ne u përballëm me një Evropë të dyshimtë për Greqinë. U përballëm me presion dhe shantazh të padurueshëm me mbështetës të fuqishëm dhe brenda vendit. Jam krenar për atë që kemi arritur. Ky projekt është i yti dhe i yni. Ky udhëtim ka pasur kompromise dhe vendime të vështira dhe trauma dhe konsumim.

Megjithatë, ishte një udhëtim që la gjurmë në histori. Betejat tona janë trashëgimi e pazëvendësueshme e ciklit të ri të SYRIZA-s. Rezultati i zgjedhjeve duhet të jetë fillimi i këtij cikli.

Morëm një mandat të dyfishtë: së pari, të jemi opozitë zyrtare, siç është roli i një partie në pushtet dhe së dyti, të ndryshojmë në mënyrë drastike.

Duhet të riorganizohemi menjëherë. Të mos lëmë të shkojë kot asnjë ditë. Si në përballjen me pushtetin, ashtu edhe në përballjen me dobësitë tona. Të hyjmë në një proces ripërtëritjeje dhe rithemelimi të thellë që do të përfshijë të gjithë anëtarët dhe miqtë e partisë. SYRIZA e re është prioriteti imediat. E kuptoj nevojën për një valë të re të SYRIZA-s dhe vendosa të tërhiqem për të kaluar.

Kam besim në potencialin e partisë sonë, shoqërisë dhe të majtës. Unë kam vendosur të propozoj rekurs të menjëhershëm në procedurat përkatëse për zgjedhjen e një drejtuesi të ri, në të cilin natyrisht nuk do të jem kandidat.

Zjarr Tv Ad