Humbja e gjyqit me Becchettin, Rama: Ai marifetçiu me Metën dhe Berishën do marrin atë që nuk thuhet e që nuk hahet

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Dy njerëzit më të gëzuar për gjyqin që ne e humbim pasi kemi fituar tre të tjerë ishin Ilir Meta dhe Sali Berisha. Një gëzim i neveritshëm dhe një përpjekje po kaq e neveritshme për të motivuar ndjekësit e tyre duke arritur të shpërndajnë trakte nëpër Tiranë se tani shqiptarët do paguajnë një gjobë 110 mln. Ai marifetçiu bashkë me Saliun dhe Ilirin do marrin atë që nuk thuhet, do marrin atë që nuk hahet. Lufta kundër tij vazhdon. Ai është një marifetçi i paskrupullt që kërkohet nga drejtësia shqiptare dhe nuk do të marrë asgjë nga paratë e shqiptarëve. Mbase dhe hapja e aeroportit të Kukësit ka qenë një nga motivet që i shtyn Ilir dhe Saliun në goditjen e çmendur ndaj aeroportit “Nënë Tereza” duke nxjerrë jashtë loje kullën e kontrollit.”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad