Brataj thirrje partive politike: Tregoni kujdes dhe zbatoni rregullat

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skëndër Brataj u ka bërë thirrje partive politike që të zbatojnë rregullat gjatë fushatës elektorale.

Sipas Bratajt kujdes duhet të tregojnë edhe personat që kanë marrë vaksinën, pasi prapë janë të rrezikuar.

“Numri i vizitave për Ccvid ka rënë, nga 60% që ka patur Tirana, tani është afërsisht i njëjtë me atë të qarqeve të tjera. Edhe numri i të shtruarve në spitale është ulur. Listës së qyteteve që përmendëm herën e fundit janë shtuar 2 fshatrat e tjera. Duke parë që edhe pse indikatorët janë në rënie, përhapja e infeksionit në këto zona duhet të tregohen të kujdesshme, duhet të kenë parasysh që edhe pse kanë marrë vaksinën prapë janë të rrezikuar, sidomos partitë politike iu bëj thirrje të kenë kujdes dhe të zbatojnë  rregullat”,  u shpreh Brataj.

Zjarr Tv Ad