Humoristi opozitar dhe “humoristi” oborrtar “investitor strategjik” – Nga Arben Braçe

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arben Braçe

Michel Gérard Joseph Colucci, i njohur më mirë me emrin skenik Coluche, ishte një ndër më të spikaturit komedianë francez të skenës. Megjithëse ai ishte ndër komedianët e parë të mëdhenj që përdori rregullisht fjalët fyese si burim humori në televizionin francez, mbetet ndër humoristët që i dha goditjet më të forta politikës franceze gjatë kohës që jetoi.

Në një konferencë shtypi më 30 tetor 1980 në teatrin e shfaqjes së tij me një person, Coluche shpalli kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale franceze. Ai nuk u mor seriozisht derisa gazeta e së dielës “Le Journal du Dimanche” publikoi një sondazh më 14 dhjetor 1980, që tregonte se Coluche mbështetej nga 16% e votuesve të mundshëm. Megjithatë, ai u tërhoq pas presionit nga politikanët seriozë duke përfshirë François Mitterrand, që e pa atë si një kërcënim për kandidaturën e tij.

Në shtator 1985, ai nisi bamirësinë “Restaurants du Coeur” ku ofroheshin ushqime dhe rroba për të pastrehët, një bamirësi qe vazhdon edhe sot.

Në moshën 41 vjeçare në kulmin e karrierës së tij ai humbi jetën në një aksident me motorr, për të cilin disa teori konspirative pretendojnë se ai mund të jetë vrarë prej të majtëve francezë, të cilëve me humorin e tij u bënte një opozitë të vërtetë.

Sot Coluche është një krenari kombëtare, me një reputacion të patjetërsueshëm, që kujtohet nga publiku francez dhe është një referencë për një shoqëri të emancipuar në të cilën humori dhe komedia shërbejnë për progres dhe prosperitet shoqëror.

Nga krahu tjetër kemi përsëri një humorist, President i një vendi, ndaj të cilit në shekullin XXI po ushtrohet agresion dhe genocid me vrasje të popullsisë së pafajshme, bombardime e shkatërrime pronash, por përsëri gjen forcën për rezistencë dhe ngre peshë moralin e vendit të tij dhe atë ndërkombëtar.

Ky humorist fare mirë në detyrën e presidentit mund të kishte bërë pasuri përrallore, mund të shpallte kë i donte qejfi “Investitor strategjik” dhe mund të kafshonte plot prona publike, mund të bënte aleanca me agresorin rus, por zgjodhi mbrojtjen e interesit kombëtar duke lënë përkohësisht pasionin për humorin dhe duke u fokusuar tek ato vlera që kanë të bëjnë me sovranitetin, pa të cilat nuk kemi as humor e as dinjitet.

Nga ana tjetër, në të njëjtin kontinent, në të njëjtën kohë, përsëri kemi një humorist, por të “orientuar mirë” në kohë krize, që në ndryshim nga dy të parët di ta përdor “pragmatisht humorin” dhe për këtë qeveria e shpërblen si “Investitor strategjik” në bregdetin perlë të Jugut, dhe e “pajis” me 133 mijë m2 tokë.

Nuk di të them kush pëlqehet më shumë në kohët e sotme…

Zjarr Tv Ad