Incident në selinë e PD/ Të bërtitura dhe tensione në konferencën e Alibeajt pasi tha ‘non grata’ për Berishën, ja çfarë ndodhi

0
544
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të bërtitura dhe tensione në konferencën e kryetarit të komanduar të PD Enkelejd Alibeaj, ku një mbështetëse e Sali Berishës ka hyrë në seli duke bërtitur dhe treguar teserën e vjetër të PD-së.

Ajo ka shtyrë mediat, në përpjekje për të ndërprerë konferencën pasi Alibeaj tha ‘non grata’ për Sali Berishën. Janë dashur disa sekonda derisa pamja të normalizohej.

Gruaja është nxjerrë jashtë nga sigurimi, por ka vazhduar të bërtasë në korridorin e PD.

“Në emër të Birit, të Atit dhe Shpirtit të Shenjtë nuk mund të më pengoni të bërtas këtu”, tha ajo teksa bërtiste “mos më prek!”, “mos më prek!”.

‘Kam vënë këmbën aty që fëmijë dhe kjo është shtëpia e lirisë. Nuk ka tradhtarë, ka vetëm shqiptarë dhe emigrantë që punojnë për Shqipërinë. Mos më tregoni se çfarë dua të bëj se po luftojmë për jetë a vdekje”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad