Hungaria merr masa të ashpra për çiftet gay: Nëna është grua dhe babai është burrë…

0
382
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hungaria ka ndaluar rreptësisht adoptimin e fëmijëve nga çiftet e komunitetit LGBTQ.

Në Kushtetutën e vendit “mamaja është grua dhe babai është burrë”,duke iu referuar ligjit më të ri që ndalon adoptimin e fëmijëve nga çiftet gay.

Por, një veprim i tillë i Kryeministrit ka ardhur jo pa qëllim, sepse ai ka vënë në shënjestër  komunitetin LGBTQ.

Qeveria e Viktor Orban, ka sqaruar se; ndryshimi erdhi sepse: “ideologjitë e Perëndimit e panë të domosdoshme mbrojtjen e fëmijëve kundër interferencave biologjike apo ideologjike”.

Kjo përcakton njëkohësisht edhe gjininë e fëmijës, ashtu siç ka lindur si dhe siguron rritjen e tij, në bazë të kulturës së kristjanizuar hungareze.

Pak javë më pare, anëtari i Parlamentit Europian për Hungarinë, i lëvizjes anti-LGBTQ ka dhënë dorëheqjen, pasi u kap teksa kërceu nga dritarja për t’i shpëtuar policisë. Ai ndodhej në një ambient të mbyllur, ku ishte duke u zhvilluar një orgji gay.

Pra ligji i ri që ndalon adoptimin, synon të ruajë vlerat kulturore dhe tradicionale të vendit. Një tjetër lëvizje që ai do të kryejë, është të inkurajojë gratë Hungareze të bëjnë më shumë fëmijë, që është parë nga sytë e botës specifikisht Suedisë si “kthim në vitet 1930”.

Zjarr Tv Ad