Hyn në fuqi dekreti i Metës për emërimin e Besnik Muçit si anëtar i Kushtetueses

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka hyrë në fuqi dekreti i presidentit Ilir Meta për emërimin e Besnik Muçit si anëtar i Gjykatës Kushtetueses.

Dekreti i Presidentit për emërimin e Muçit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese duhet të publikohet në fletoren zyrtare.

Ai u betua para Presidentit të Republikës, Ilir Meta, si anëtar i parë i Gjykatës Kushtetuese më 18 dhjetor.

Ceremonia e betimit u mbajt në institucionin e Presidentit të Republikës, në prani të përfaqësuesve të institucioneve të pavarura, ambasadorëve si dhe përfaqësuese të vendeve të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjyqtari Muçi kaloi shkallën e parë në KPK. Por çështja po shqyrtohet në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Zjarr Tv Ad