I ati i Naimit tha se u kërcënua me Kanun, flet vëllai i Liridona Ademit: Gjakova është e vogël dhe nuk duhet të na dalin para! Fëmijët do t’i marrim kur të na i lejojnë…

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vëllai i Liridona Ademit, gruas që u nda nga jeta 10 ditë më parë pas një atentati natën e 29 Nëntorit, që rezultoi të ishte porositur nga bashkëshorti i saj, ka mohuar deklaratat e Shaban Murselit se po kërkohet të merret gjak.

Leonard Ademi shprehet se ka kërkuar që të mos takohen në rrugë, duke marrë parasysh që Gjakova është një vend i vogël dhe gjaknxehtësia mund të çojë deri tek e keqja.

“E kemi përmend se kemi me folë që mos me na dalë ma përpara. Gjakova është e vogël dhe mundemi me u përpjekë në ta. Për këtë arsye kanë çu njerëz, që mos me u përpjekë në ta. Vetëm që ata mos me na dalë përpara. Nëse jemi gjaknxehtë, vjen edhe deri te më e keqja. Ne besojmë në drejtësi, s’kam çka them unë për Kanun. Sikur deri tash që ua kemi lanë autoriteteve, edhe tash atyre ua lajmë”, ka thënë Leonardi.

Më herët, Shaban Murseli, i ati i Naim Murselit, u shpreh se dy persona i kishin trokitur në banesë për ta lajëmruar se ditët e besës kishin mbaruar dhe gjithçka do zgjidhej sipas Kanunit.

“Na kanë ardhë sonte dy persona dhe na kanë thënë qe “na kërkojmë gjak”. Thonë se dojnë përmes Kanunit me e zgjidhë këtë çështje. Tek të tri familjet, dhe jo vetëm tek unë. Unë nuk muj me i thanë dikujt “mos më vraj”. Kur të don le të më vrajnë, unë s’kam çka me ba. S’kam zgjidhje. Policia m’kanë pas thanë që çdo lëvizje, çdo mesazh, me na lajmëru. I thirra e iu thash që jam i kërcenum me jetë. Iu thash që i kam dy fëmijë të mitur në shtëpi. Tash i kam dy patrolla të policisë që janë tu e rujtë shpinë. Ishte edhe një hetues civil. Unë e kam për nipat, se mu të më vrasin kur të dojnë”, mësohet të ketë thënë Murseli.

Sa i përket fëmijëve të Liridonës, Leonardi thotë se do t’i marrë në kujdes menjëherë sapo t’ia lejojnë autoritetet dhe Qendra Sociale.

Ai thotë se nuk i kanë ende, për shkak të vizitave që vijojnë në nderim të Liridonës, pranë familjes së saj.

Zjarr Tv Ad