I dënuar me 2 vite burg në Itali për vjedhje, arrestohet 34 vjeçari që përdorte dy identitete në Kurbin

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vis Lika alias Admir Rrika, 34 vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, është arrestuar ditën e sotme në Kurbin.

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Firenze  e ka dënuar me 2 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin / Finalizohet në bashkëpunim me Interpol Tiranën, operacioni policor i koduar “Firenze”.

Kapet në Kurbin, dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 34-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht, për vjedhje në rrethana rënduese.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Firenze”, si rezultat i të cilit u kap në Kurbin, shtetasi:

-Vis Lika alias Admir Rrika, 34 vjeç, banues në Kurbin.

Gjykata e Apelit Firenze, Itali e ka dënuar 34-vjeçarin, me 2 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Arrestimi i këtij shtetasi është provizor, pasi vijojnë veprimet procedurale, nga Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad