Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Eshte arrestuar një person i dënuar me 60 vjet burgim.
Kjo është bërë e mundur gjatë një operacioni të policisë greke në kufi me Shqipërinë.
Sipas burimeve nga policia greke është arrestuar në fshatin Asproklisi të Igumenicës një shqiptar i shumëkërkuar, i dënuar me 60 vjet burgim.
Policia greke nuk bën publik as emrin dhe as moshën e tij por shprehet se është i dënuar nga Gjykata e Athinës për krijim grupi të strukturuar kriminal, grabitje me shumë se një herë, armëmbajtje pa leje dhe plagosje të rëndë më shumë se një herë.