“I dhuruan dy apartamente në Shëngjin”/ Ish-zyrtarja Alda Klosi me 7 pasuri të paluajtshme në bregdet dhe Tiranë

0
619
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbardhet pasuria e ish-zyrtares Alda Klosi, e cila ra pre e vjedhjes nga pastruesja Rozeta Dobi.

Përveç 120 mijë eurove që Dobi ia grabiti Klosit, rezulton se ish-zyrtarja e lartë është pronare e të paktën 7 pasurive të paluajtshme, ndër to dy apartamente në Shëngjin, dy apartamente në Tiranë dhe dy sipërfaqe trualli po në kryeqytet.

Klosi është pronare në 100% e apartamenteve në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe dhe 42 m2. Këto dy apartamente i janë dhuruar asaj në vitin 2021, ndërsa nuk dihet se nga kush dhe në çfarë rrethanash.

Sakaq, Klosi është bashkëpronare e tre apartamenteve në Tiranë, dhe bashkëpronare në truallin në kryeqytet me sipërfaqe 216 m2 dhe 160 m2. Ajo gjithashtu është pronare e një makine Toyota RAV4 e vitit 2013.

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin pasuror ndaj Klosit, pasi ish-zyrtarja denoncoi vjedhjen e shumës së madhe të parave nga pastruesja.

Klosi ka pretenduar se paratë i ka të justifikuara dhe se i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait të saj të sëmurë.

Zjarr Tv Ad