I ftoht ekstrem në Dibër, këto janë akset rrugore me probleme nga dëbora

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në zonat e thella të Qarkut të Dibrës temperaturat kanë shënuar deri në -16°c.

Sipas informacioneve nga autoritetet lokale, Njësia Lurë është e bllokuar, ndërsa raportohet se është e pamundur lëvizja drejt Peshkopisë, por vetëm nga Rresheni, pasi lartësia e borës vjen nga 30 deri në 50 cm.

Po kështu ka probleme edhe në Njësinë Sllovë, Zall-Reç, njësi këto, të cilat janë të bllokuara nga prezenca e akullit dhe dëborës.

Probleme ka dhe Njësia Kalaja e Dodës, ku disa fshatra janë tërësisht të izoluara.

Probleme ka në zonën e Gollobordës si: Trebishti dhe Ostreni.

Ndërsa rruga nacionale nga Peshkopia drejt Tiranës levizet pa problem. Në aksin Kukës – Peshkopi dhe Ura e Çerenecit – Librazhd lëvizet vetëm me zinxhirë. Rruga e Arbrit është e kalueshme.

Përsa i përket mungesës së energjisë elektrike Njësia Lur, Zall-Reç, Sllov, mungon energjia elektrike prej 24 orësh.

Një pjesë e qytetit të Peshkopisë ka mungesë të ujit të pishëm nga ngrica.

Zjarr Tv Ad