“I shërben vetëm dy vetëve”/ Dashamir Shehi: Situata në kuvend ushqehet nga Rama. I leverdis të ketë Berishën përballë

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i LZHK, Dashamir Shehi, i ftuar në Report TV, ka komentuar situatën politike në vend. Ai e ka cilësuar skenarin e Berishës duke bërë kaos në kuvend, në shërbim të Edi Ramës.

Madje Shehi shton se kjo situatë politike e krijuar i leverdis dhe Sali Berishës.

Fjala e Dashamir Shehit:

Kujt i shërben kjo? Kjo i shërben praktikisht 2 vetëve Edi Ramës dhe Sali Berishës. Sepse njëri thotë që ky është kundërshtari im, shifeni dhe ju dhe bota, ky është një figurë tani që mban peshën e presionit ndërkombëtar, por mban dhe peshën e situatave të brendshme. Kështu që ky është një personazh vurnerabël tani dhe e Edi Rama e di shumë mirë që ky nuk mund të mbërij kurrë 50% e famshëm për të rrëzuar Edi Ramën. Kështu që këtij i leverdis që ky të jetë, siç e kemi provuar në zgjedhjet e fundit. Edhe Berishës i leverdis kjo lloj situate sepse mirë keq, kjo principata e vet opozitare është e imja thotë dhe s’ka lojtarë të tjerë në mes. Domethënë këtyre të dyjave u duhet që midis Ramës dhe Berishës është një hapësirë bosh.

Është një limbo politike që nuk prodhon kurgjë. Kur në fakt ne themi, ne kemi nevojë të provohen personazhe të reja, ide të reja, fytyra të reja, sinergji e re. Ndërsa këtyre nuk u leverdis kjo punë dhe ta thash, në një farë mënyre këta kanë një..

Po e them që e gjithë situatë po i shërben Edi Ramës dhe unë kam të gjithë bindjen absolute që e ushqen Edi Rama sepse treçerekun e mediave e kontrollon Edi Rama dhe përditë kemi atë Berishën, grupin e Berishës, s’ka më asgjë tjetër.

Zjarr Tv Ad