Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me politikat që po ndjek, po vret shpresën tek shqiptarët.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha tha se kreu i qeverisë po shpërndan si helm bindjen se Shqipëria nuk bëhet.
Duke u ndalur tek portet në vendin tonë, Berisha tha se Rama i ka zhdukur portet që nga Saranda e deri në Durrës.
Berisha: Sot jemi populli i gomoneve. Nëse 30 vite më parë ne u bëmë popull gomonesh, u bëmë për shkak të kafshatës pasi ishim të tretët më të varfrit në botë, sot jemi populli i gomoneve për shkak të një regjimi, një narkoshteti që nuk respekton votën tonë, liritë tona, vjedh pasuritë tona, shkelmon liritë dhe të drejtat e shqiptarëve. Pranon vasalitet. Vret shpresën e shqiptarëve. Shpërndan si helm bindjen se Shqipëria nuk bëhet.
Bën një plaçkitje universal. A e mendoni sot Shqipërinë një vend pa porte. 400 km linjë bregdëetare dhe nga Saranda në Durrës, portet i zhdukën. A mund të imagjinohet një akt i tillë. Si e si ta shkatërrojë këtë vend. Ndaj mendoj se vendimi ynë për një veprimtari shumëplanëshe, sado që kërkon mobilizim më të madh, por është jetik. Le të vazhdojmë në këto linja.