I zhdukur prej 10 ditësh, 50-vjeçari gjendet i varrosur brenda rrethimit të banesës! Si u vra nga vajza e tij

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje shokuese është zbardhur në Durrës ku një 50-vjeçar, i cili rezultonte i zhdukur prej 10 ditësh, është gjetur i varrosur brenda rrethimit të banesës së tij në Shënavlash.

Dyshohet se Pellumb Meta është vrarë me armë zjarri nga vajza e tij 19-vjeçare, Hygerta Meta e cila më pas e ka varrosur brenda rrethimit të banesës.

Vajza e viktimës ka deklaruar para uniformave blu se motiviti motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Ajo është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Pëllumb Meta rezulton i zhdukur prej datës 13 shkurt 2024. Ka qenë djali i tij, 25-vjeçari me iniciale H. M., i cili rreth orës 22:30 ka kallëzuar në polici se babai i tij ishte larguar nga banesa, babai i tij dhe se kishin humbur kontaktet me të.

Pas denoncimi të djalit për zhdukjen Pëllumb Metës, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet dhe më datë 17 shkurt kanë gjetur automjetin e tij të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë e mundur zbardhja e zhdukjes dhe nga provat e siguruara u ngrit dyshimi se 50-vjeçari nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë.

Trupi i Pëllumb Metës është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Zjarr Tv Ad