I zhdukur prej një muaji/ Detaje horror nga vdekja e 29-vjeçarit shqiptar në Greqi

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me 29-vjeçarin Angjelo Avdiu, i cili u gjet i vdekur në Greqi pasi ishte shpallur i zhdukur.

Avdiu u i varur në pemë në oborrin e një banese në fshatin Dhiaspora, pasi prej datës 30 tetor. Trupi i viktimës u zbulua nga pronari i shtëpisë së pushimit, i cili jetonte jashtë zonës së Kilini dhe ishte kthyer mbrëmjen e së premtes.

Menjëherë sapo ka arritur në banesë, ku nuk kishte qenë prej një kohe të gjatë, ai ka ndjerë aromën e rëndë.

Të nesërmen në mëngjes më 25 nëntor, ai ka nisur të kërkojë se nga vinte aroma e rëndë dhe është përballur me skenën tragjike.

Ai ka parë trupin e 29-vjeçarit shqiptar të varur në një nga pemët e banesës me duart e lidhura. Trupi i Angjelo Avdiut ishte varur shumë lart në pemë, që vështirë se vihej re. Trupi i 29-vjeçarit është identifikuar nga nëna e tij, e cila ka njohur rrobat e djalit të saj.

Familja e Angjelos është tepër e shokuar pasi nuk kanë asnjë të dhënë se çfarë mund të ketë ndodhur me djalin e tyre, ndërsa policia po heton edhe pistën e vrasjes së organizuar.

Mësohet se 29-vjeçari Angelo Avdiu, baba i një fëmije, jetonte në Agios Konstantinos Fthiotidas dhe sipas mediave greke ai ka mbërritur në zonë te shtunën e 30 tetorit, ku ka qëndruar me një të afërm.

Vëllai i tij ka zbuluar se 29-vjeçari ka ardhur në fshat për të biseduar me ish-bashkëshorten dhe nënën e fëmijës së tij në përpjekje për të rregulluar marrëdhëniet mes tyre.

“Erdhëm të bisedonim me ish-bashkëshorten e tij që ishte divorcuar. Të dielën në mëngjes ishim duke pirë kafe dhe befas ai u largua pa i thënë asgjë askujt. Të gjitha gjërat i la në shtëpi dhe celularin. Bëjmë apel që të gjendet vëllai im sepse nuk ka qenë shumë mirë së fundmi. Ai ka edhe një djalë të vogël, 9 vjeç”, tha ai ne ate kohe.

Zjarr Tv Ad