Aksidenti i 3 të miturve/ 14-vjeçari ndërron jetë në spital pas 6 ditësh

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

14-vjeçari Arjol Dervishaj nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të aksidentit të rëndë të datës 21 nëntor.

Dervishaj ka humbur jetën mesnatën e së hënës në Spitalin e Traumës në Tiranë ku ai trajtohej në reanimacion.

Nga aksidenti ku u lënduan tre minorenë, 14-vjeçari ishte më i dëmtuari rëndë në kokë.

Arjol Dervishaj, 14-vjeçari nga fshati Vllahati, ishte pasagjer në makinë me shokët e tjerë në mjetin që u përplas në Bajkaj.

Viktima po udhëtonte bashkë me dy shokët e tij të mitur dhe shofer i mjetit ishte një 14-vjeçar!

Në lidhje me aksidentin, policia ka arrestuar babain e 14-vjeçarit që drejtonte mjetin, pronarin e makinës, Orest Kalo, 41 vjeç, i cili i kishte dhënë makinën të miturit. Ky i fundit u procedua gjithashtu në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e 21 nëntorit, kur 14 vjeçari që po drejtonte automjetin tip ‘Benz’, humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë makina përfundoi jashtë rrugës në një përrua.

Zjarr Tv Ad