Dhuna ndaj grave/ Lindita Nikolla ndan lajmin: Kuvendi do shqyrtojë paketën ligjore

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Kuvendit, Të shqipërisë, Lindita Nikolla, është shprehur se së shpejti Parlamenti do të shqyrtojë paketën ligjore të propozuar nga vetë ajo, për plotësimin e legjislacionit kundër dhunës ndaj grave e vajzave.

Mesazhin Nikolla e dha në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

Nikolla përsëriti thirrjen për më shumë vëmendje të shtuar dhe investim politik, ekonomik e ligjor, për të luftuar shkaqet që prodhojnë, nxisin e tolerojnë dhunën ndaj grave e vajzave.

“Sot është Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe dita e parë e 16 ditëve të aktivizmit kushtuar kësaj çështjeje jetike për nënat, gratë, motrat dhe vajzat.

Në këtë ditë, përsëris thirrjen time për më shumë vëmendje dhe investim politik, ekonomik, shoqëror, ligjor dhe institucional për të luftuar në rrënjë dhe eliminuar shkaqet që prodhojnë, nxisin dhe tolerojnë dhunën ndaj grave e vajzave.

Kuvendi, qeveria, institucionet dhe komunitetet duhet të punojmë më shumë dhe të rrisim aksesin në burimet e shoqërisë, ekonomi, zhvillim, arsim, shërbimin shëndetësor, shërbimet e tjera publike e humane, të ngushtojmë pabarazinë dhe të mbështesim angazhimin më të madh të grave e vajzave në vendimarrjet e shoqërisë.

Së shpejti, Kuvendi do të shqyrtojë paketën e ndryshimeve ligjore, që me nismën time si deputete, kam hartuar e depozituar, për përmirësimin dhe plotësimin e legjislacionit kundër dhunës ndaj grave”, është shprehur Nikolla.

Zjarr Tv Ad