Ibsen Elezi: Berisha dhe Basha kanë të njëjtin qëllim, copëtimin e PD-së

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ibsen Elezi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së tha se Partia Demokratike do të shkojë drejt copëtimeve të çuditshme.

Sipas tij, edhe krahu i Berishës njësoj si i Bashës e dinë shumë mirë atë që po bëjnë.

“Unë kam qenë shumë i kufizuar të deklaroj që këta e kanë të qëllimshme sepse njeriu duhet të ketë argumente të forta të akuzojë dikë që po e bën qëllimisht, por shumë nga veprimet e tyre, sidomos gjatë këtij 2-vjeçarit të fundit tregojnë se ata po shkojnë drejt një rruge copëtimi,” – u shpreh Elezi.

Ai shtoi se nëse do të kishte vullnet do të realizohej një proces i përbashkët që do të verifikohej nga të dyja palët.

“Në këto kushte secili do të verifikonte se cila ishte pesha e vet brenda Partisë Demokratike dhe secili do të ishte në pozicionin e vet brenda asaj partie sepse unë nuk mund të them thjesht nuk e dua Lulzim Bashën.

Basha nëse ka anëtarë të Partisë Demokratike që e duan mund të ketë fraksionin e vet brenda Partisë Demokratike sepse nuk mund t’i përjashtosh njerëzit brenda një partie,” – u shpreh Elezi në një intervistë për Euronews Albania.

Zjarr Tv Ad