Dash Sula, grupit të Bashës: Jeni pakicë e pakicës! Në demokraci vendos shumica

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar pas deklaratave të dy kolegëve të tij, mbështetës të Bashës, Oriola Pampuri dhe Kreshnik Çollaku, të cilët u shprehën se deklarata e grupit parlamentar të PD-së është një mendim individual dhe nuk i përfaqëson të gjithë, ku apelohej për anulimin e farsës së nesërme zgjedhore për emërimin e Lulzim Bashës sërish kryetar.

Në një postim në rrjetet sociale, Sula e konsideron grupin e Bashës si pakicë të pakicës dhe shton më tej se në demokraci vendos shumica dhe pakica zbaton vullnetin e shumicës.

Sula i bën thirrje të gjithë demorkatëve që të lënë mënjanë konfliktet dhe të ndalojnë përçarjen e PD me procese imagjinare. Deputeti i përmend më tej Bashës se pse s’ka folur për shumë ligje në kundërshtim me interesin e shqiptarëve që janë miratuar në Kuvend

Reagimi i Dashnor Sulës:

🔴 Në demokraci, shumica vendos, pakica zbaton vullnetin e shumicës.

📍Po lexoj një pakicë të pakicës së pakicës që pretendon se deklarata e Grupit Parlamentar të PD është qëndrim individual. Me siguri flasin për veten e tyre që pasi thonë nuk ndjekin fenomenin e “unit”, bëjnë ekzaktësisht atë që kanë kundërshtuar.

-Mbase janë ende me udhëtimet që u mundëson kuvendi dhe nuk i dinë vendimet e grupit. Them këtë se më bën përshtypje se asnjë nga këta flamurtarë, kur Parlament diskutohej një nga aferat më flagrante që gllabëron paratë e shqiptarëve dhe grupi i PD nxirrte fakte dhe ia dorëzonte fajtorët drejtësisë, këta flamurtarë nuk dukeshin në horizont. Nuk dinin cfarë bënte grupi.

📍Kur në Parlament kalonte ligji për kanabisin dhe grupi e kundërshtonte, ndonjë nga këta flamurtarë nuk dukej asgjëkundi sepse elbete donte të bëhej kryetar komisioni që të reagonte. A thu se opozita bëhet vetëm duke patur poste. (E kanë shembull nga modeli që ndjekin).

📍Kur në parlament diskutohej ligji që detyron studentët e mjeksisë të punojne në Shqipëri dhe ne si Grup Parlamentar e kundërshtonim, ndonjë flamurtar mendonte sesi të kthehej në atë postin e vet partiak dhe jo të mbronte interesin e të rinjve që u privohen të drejtat dhe liritë.

-Vendim i Grupit Parlamentarë do të thotë vendi i shumicës së grupit.

📍Ndaj sa të merremi me këto cic-mice, do ishte në nderin e të gjithë neve që të mos shtyjmë më tej përçarjen me procese imagjinare por të bashkohemi për një betejë të përbashkët kundër abuzuesve të taksapaguesve të vendit tonë.

Zjarr Tv Ad