Ikën nga Afganistani, përjetimi i veçantë i vajzës që me familjen u evakuuan në Belgjikë…

0
210
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mijëra afganë janë evakuuar nga Afganistani, pasi kontrollin e morën talebanët.

Teksa shumë shtete evropiane janë duke evakuuar njerëz, ka mijëra të tjerë që po duan me çdo kusht të largohen nga Afganistani.

Ish-kryeministri belg, Guy Verhofstadt, ka shpërndarë një fotografi që tregon përjetimin e veçantë të një vajze afgane, teksa u evakuua bashkë me familjen e saj në Belgjikë.

Vazja e vogël shihet e lumtur dhe duke kërcyer, pasi është larguar nga Afganistani dhe ka shkuar në tokën belge.

“Kjo është ajo që ndodh kur mbroni refugjatët. Mirëserdhe në Belgjikë, vajzë e vogël!”, ka shkruar Verhofstadt krahas fotografisë që shpërndau në Twitter.

Zjarr Tv Ad