Ilir Beqaj del nga SPAK pas 9 orësh: Do më kthehen sendet e sekuestruara

0
3
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka lënë ambientet e SPAK pas rreth 9 orësh pasi ishte thirrur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e ditës së djeshme.

Në një deklaratë për mediat Beqaj u shpreh se seancat e marrjes në pyetje do të vijojnë.

Ish-ministri theksoi se prokurorët i kishin konfirmuar se do t’i kthenin sendet që i ishin sekuestruar në fund të dhjetorit.

“Sot me prokurorët komunikuam dhe më thanë se do kem shpejt ato sende që m’u sekuestruan. Dy dokumentet e një udhëtimi jashtë shtetit që sot i mora. Sot u sqarua edhe fakti që Gazi dhe aneksi tetë kanë lidhje me sterilizimin dhe s’kanë lidhje me çështjen tjetër”, tha ai.

Disa ditë më parë, GJKKO la në fuqi masën e sigurimit “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për ish-ministrin Beqaj.

Beqaj dyshohet të ketë kryer “shpërdorim të detyrës në bashkëpunim” gjatë procedurave të dhënies me koncesion 100 milionë dollarë për 10 vjet nga ministria e Shëndetësisë, që ai drejtonte, të shërbimeve të integruara për sterilizimet kirurgjikale spitalore.

Nga ana tjetër Beqaj ka hedhur poshtë akuzat, por nënvizoi që do të vendoset në dispozicion të drejtësisë që të zbardhet e vërteta.

Zjarr Tv Ad