Ilir Meta merr frenat e opozitës, nxjerr “jashtë loje” Sali Berishën,prenzanton kandidatin e parë për zgjedhjet lokale…

0
161
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti Ilir Meta çdo ditë e më shumë po dëshmon se është kthyer në lider të opozitës. Prej muajit korrik ai është zhveshur nga kostumi i kreut të shtetit, ndërsa është katapultuar sërish në politikë si kryetar i Partisë së Lirisë. Pak javë më parë Meta nënshkroi aleancën me Sali Berishën, ndërkohë që këtë fundjavë PL e drejtuar prej tij ka ndezur “motorët” e fushtës elektorale sa i takon zgjedhjeve lokale të vitit 2023.

Zoti Meta zbriti në terren dhe prezantoi kandidatët e opozitës së drejtuar nga ai dhe Berisha në bashkitë e Kuçovës e Beratit, ndërsa ra në sy fakti se ai u bëri thirrje qytetarëve të votonin Partinë e Lirisë dhe kandidatët e saj, duke vënë në zbatim planin e tij diabolik për të rrëmbyer postin e Sali Berishës si kryetar i opozitës dhe u faktorizuar kështu si aktor i rëndësishëm politik, pas Edi Ramës.

Berisha referuar aleancës që nënshkroi me PL mori të drejtën për të pasur monopolin e kandidatëve për kryetar bashkie, ndërsa nga ana tjetër, Meta u mjaftua vetëm me kandidatë për këshillat bashkiakë dhe vetëm 4 bashki, duke ja lënë “pjesën e luanit” ish-kryeministrit.

Skema

Por çdo ditë që kalon, duket se ish-presidenti Meta nuk është i kënaqur, ndërsa ka ndryshuar kurs 180 gradë, pasi ka nisur të vërë në zbatim planin B për të nxjerr jashtë loje Sali Berishën. Skema që po përdor ai për fushatën zgjedhore, ka rënë shumë në sy, pasi ish-presidenti ka nisur takimet me qytetarët pa aleatin e tij Berisha, çka është një goditje e fortë për “Foltoren”, e cila duhet theksuar se shpresat për të hyrë në zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit 2023, i ka tek Partia e Lirisë, për shkak se vulën dhe logon e Partisë Demokratike i ka ende Lulzim Basha.

Pra, Meta po përdor super madhësinë që ka mbi Berishën, për ta nënshtruar atë dhe dhënë goditje të fortë, duke i marrë drejtimin e opozitës. Thënë troç, kjo lëvizje taktike e Metës është deri diku e fortë, pasi çimenton pozitat e tij dhe favorizon kandidatët që janë besnikë, lakenj dhe shërbëtorë të tij, duke nxjerrë kështu jashtë loje Sali Berishën.

Meta prezanton Maliqin: “Është vullkan”

Ilir Meta ka prezantuar sot Lefter Maliqin në Kuçovë, i cili do të kandidojë në zgjedhjet vendore 2023. Me batuta, Meta e krahasoi Maliqin me vullkan, ndërsa tha që është i vendosur që ta marrë këtë bashki për t’ua kthyer atë qytetarëve.

“Lefteri është vullkan, edhe kryetar komune ka bërë gjithçka për tu dëgjuar zëri, për të zhvilluar atë zonë. Edhe në parlament, i vetmi që ishte Lefteri dhe njëkohësisht me këtë mundësi që po i jepni Lefterit, të jeni të sigurt që bashkia e Kuçovës mund të mos jetë në atë 10-shen e parë sa i takon popullsisë, por për tu dëgjuar zëri i Kuçovës do jetë e para. Ka një vendosmëri që vetëm me atë të Berishës krahasohet. Më tha sot ti bësh shumë të fala Lefterit dhe mezi po pres të shkoj në Kuçovë se unë mendoj se ka ardhur koha që Kuçova të tregojë qytetarinë e saj”, deklaroi ai.

Ndërkohë kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur mbështetjen ndaj Zija Ismailit, si kandidat për Bashkinë e Beratit për zgjedhjet e ardhshme lokale. Ismaili doli fitues në primaret e zhvilluara në PD për bashkinë e Beratit, ku siguroi 527 vota duke lënë prapa Sazan Gurin me 32 vota.

“Kënaqësi që sot të shprehja mbështetjen time më të fortë për Dr.Zija Ismailin si kryebashkiaku i ardhshëm i Beratit. Profesionalizmi, humanizmi dhe qytetaria e tij janë garanci e padiskutueshme për një Bashki në shërbim të qytetarëve. Falenderoj drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e tyre të bashkëpunimit dhe besimit në fitore. Berati meriton Ndryshimin dhe ai po vjen”, nënvizoi Meta.

Burimi:Gazeta Sot

Zjarr Tv Ad