Ilir Meta ngushëllime Familjes Mbretërore: Thellësisht i trishtuar! Jam i bindur se do të kujtohet përherë me respektin më të thellë

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.

Në një postim në “Facebook”, Meta i trishtuar për këtë humbje të madhe shkruan se Madhëria e Saj, Elizabeth II, ka qenë e admiruar në të gjithë botën për lidershipin frymëzues, përkushtimin dhe angazhimin e saj të pathyeshëm.

Ai i ka shprehur ngushëllime Familjes Mbretërorë, Qeverisë dhe popullit britanik për këtë humbje të madhe.

“Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, Elizabeth II, e admiruar në mbarë botën për lidershipin frymëzues, përkushtimin dhe angazhimin e saj të pathyeshëm!

Duke vlerësuar lart kontributin e Saj të jashtëzakonshëm për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, jam i bindur se figura dhe Udhëheqja e Saj e dalluar publike dhe ndërkombëtare do të kujtohet përherë me respektin më të thellë.

Ngushëllimet më të sinqerta për Familjen Mbretërore, Qeverinë dhe popullin britanik, si dhe të gjithë Komonuelthin për këtë humbje të madhe!”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad