Ish-shefi Policisë paralajmëron Gledis Nano: Duhet të ruaj veten, ka prova dhe di shumë gjëra!

0
9081
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lefter Maliqi, ish-deputet dhe ish-shef Policie, i ka bërë thirrje Gledis Nanos që të ruajë veten pas largimit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Sipas tij, ish-kryepolici di shumë gjëra e ka shumë prova.

“Thirrja ime është që të ruajë veten sepse bëri dhe një deklaratë në një kanal francez ku tha se 14 kriminel u dekonspiruan që do të thotë u dekonspiruan nga krerë të policisë rajonale. Do të thotë se u dekonspiruan nga krerë të policisë rajonale të lidhur me deputetë apo drejtues politik të qarqeve e të lidhur për mua drejtpërdrejt me kryeministrin e Shqipërisë.

Duhet të ruajë veten sepse ka shumë prova, ai di shumë gjëra. Nuk u bë vegël dhe ushtar as i Çuçit as i Ramës por mendoj se te ndonjë ndërkombëtar dhe ka treguar”, është shprehur Lefter Maliqi në një intervistë për Ora News këtë të enjte.

Më tej, ai është shprehur se kriminelët dhe banditët kanë dhe vazhdojnë të bëjnë emërimet e në Policinë e Shtetit, ndaj thotë Lefter Maliqi, ish-drejtori Gledis Nano nuk prodhojë dot rezultat gjatë qëndrimit 10 mujor në krye të Uniformave Blu.

“Gledis Nano ka mbaruar 4 vite pas meje Policisë e Rendit. Kam thënë që është specialist i mirë por nuk do të ketë rezultat se politika nuk do ta lërë për shkak të lidhjeve të politikës me krimin dhe për shkak të sundimit të krimit mbi Policinë e Shtetit dhe mbi politikën të bërë njësh. Janë këta banditët, këta kriminel të lidhur me politikën, që kanë bërë emërimet dhe vazhdojnë të bëjnë emërimet e në Policinë e Shtetit.”

Zjarr Tv Ad