Ilir Meta reagon për raportin e BERZH: Kjo krizë politike do rrezikojë stabilitetin/ Është koha për ndërhyrje

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta, e ka cilësuar “parashikim të zymtë” raportin e BERZH-it, i cili ka mbajtur të pandryshuar pritshmërinë për ecurinë ekonomike të vendit në vitin 2019, për një rënie prej -9%, ndërsa ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike vitin e ardhshëm. Meta, i bën thirrje partive politike se është koha për ndryshim, ndërsa cilëson marrëveshjen e 5 Qershorit si rol kyç, për stabilitetin politik dhe ekonominë e vendit.

Ilir Meta: Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka bërë së fundmi një parashikim të zymtë për të ardhmen e afërt të ekonomisë shqiptare më negative, jo vetëm për vendet e Ballkanit, por për të gjithë rajonin e BERZH.

Konkretisht, rritja ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor, pritet të ulet në – 5.1% në vitin 2020 si rezultat i kolapsit të sektorit të turizmit, ndërprerjes globale të zinxhirit të furnizimeve, prodhimit të ulët industrial, rënies së investimeve të huaja, si dhe dërgesave nga diaspora.

Ndërkohë që parashikimi i rritjes ekonomike për Shqipërinë, për vitin 2020 është – 9.0% më i larti krahasuar me vendet e rajonit.  Rënia ekonomike e Shqipërisë, është sa dyfishi i mesatares së vendeve të tjera të rajonit.

Pandemia ka prekur dhe ka ndikuar negativisht në ecurinë e turizmit, aq sa rënia e aktivitetit të turizmit, ka kontribuar më shumë se 1/5 e uljes së rritjes ekonomike.

Gjithashtu, eksportet për periudhën 7 mujore në vitin 2020 janë tkurrur në -17%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rënia më e madhe e eksporteve është regjistruar me Italinë, në rreth 40% për periudhën mars – maj të vitit 2020. Ndërsa rënia e dërgesave nga diaspora, në më shumë se 1/5 ka ndikuar negativisht në rënien e konsumit.

Në këto kushte, çdo përshkallëzim i mëtejshëm i krizës politike në vend, do rrezikonte seriozisht stabilitetin dhe pasigurinë për qytetarët. Koha për parandalimin e rënies në humnerë është tani!

Ndaj respektimi i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është kyç për stabilitetin politik, por edhe për ekonominë kombëtare dhe atë të çdo familjeje shqiptare. KOHA PËR T’U THELLUAR!

Zjarr Tv Ad