Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, reagon pas lajmit të djeshëm për arrestimin nga Policia të një infermiere dhe mikeshës së saj, të cilat merrnin kredi në emër të pacientëve të sëmurë, që parë ju kishin vjedhur kartat e identiteti.
“E dëgjuat sot si merren kreditë në Shqipëri? Po të humbi karta e identitetit rrugëve, je kandidat i “Barakave Financiare”. S’ka nevojë të të shohin, apo të komunikojnë me ty. Ta japin kredinë edhe mos ta kesh hiç ndërmend!
Por policia me gjithë Guvernator Gentin brenda saj – kapi prapë INFERMIEREN!!!
Ky është sistemi bankar shqiptar ku kreditë merren me dokumente që bëhen qoshe pallatesh, streha ballkonesh, barakash financiare dhe në fund operacioni shtetëror kap vetëm – Infermieren”, shkruan ndër të tjera Dhoma e Përmbaruesve.
STRATEGJIA E REFORMËS BRENDA BARAKAVE FINANCIARE
Kalenda” sipas kalendarit romak ishte dita e parë e çdo muaji, ditë e cila nënkuptonte fillimin e fazës hënore. Grekët e atëhershëm nuk e kishin përfshirë këtë specifikë te kalendari i tyre, për pasojë romakët talleshin me vonesën në at’ kohë dhe nxorën shprehjen: “deri në kalendat greke”, një shprehje që simbolizon vonimin e diçkaje përgjithmonë me qëllim që të mos realizohet kurrë.
2014-2015. Një material entuziazmues, plot 52 faqe “Strategjia e Reformës në Sistemin e Drejtësisë”. Shikojeni, kujtojeni. Admirojeni:
https://rm.coe.int/strategjia-ne-refomen-e…/16809eb53a
24 herë përmendemi në këto 52 faqe, gati 1 herë në 2 faqe. Por ministresha “Bagëti e Bujqësi” i besoi për 4 vite vetëm kalendave greke, jo kalendarit romak!
Strategjia 6-7-vjeçare – sipas kalendave qeveritare – e ka kthyer Reformën në Objektiv dhe Drejtësisë në Qëllim. Ekspertët e Nivelit të Lartë mbetën po aq lart për të mundësuar arritjen e qëllimeve të larta strategjike – jo për diçka tjetër!
Shteti sot as ka ndërmend të zbatojë ekzekutimet dhe fshihet pas “planifikimit” të buxhetit të paplanifikuar, përveç rastit “Becchetti”. Për rrjedhojë ekzekutimet parashikohet të kryhen sipas stilit të kalendarit grek… A e di Ursula von der Leyen këtë? Pa merak, koston do ta paguajmë të gjithë bashkë – jo shumë vonë. Më herët se vonë.
E dëgjuat sot si merren kreditë në Shqipëri? https://www.faxweb.al/skandali-me-dem-400-milione-leke…/
Po të humbi karta e identitetit rrugëve, je kandidat i “Barakave Financiare”. S’ka nevojë të të shohin, apo të komunikojnë me ty. Ta japin kredinë edhe mos ta kesh hiç ndërmend!
Por policia me gjithë Guvernator Gentin brenda saj – kapi prapë INFERMIEREN!!!
Ky është sistemi bankar shqiptar ku kreditë merren me dokumente që bëhen qoshe pallatesh, streha ballkonesh, barakash financiare dhe në fund operacioni shtetëror kap vetëm – Infermieren!
Gjykata e Reformes vendosi qe Tirja e “Shefqet Ndroqit” ta shlyejë dënimin në shtëpi…!